Moti i keq, OSHEE: Ndërhyrje në disa zona në kryeqytet

Shqipëria

Moti i keq, OSHEE: Ndërhyrje në disa zona në kryeqytet

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 16:35
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Moti i keq me shira dhe erëra të forta që përfshiu vendin gjatë natës së djeshme , shkaktoi edhe një numër të konsiderueshëm problemesh me energjinë, ku janë stakuar një seri fiderash me defekt.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjendja më problematike paraqitet në zonat rurale të Shkodrës, Fierit, Durrësit, Tiranës, Vlorës dhe Burrelit.

Ndërkohë gjatë orëve të para të paradites gjendja është përmirësuar ndjeshëm (saktësisht 84% përmirësim situate) pasi janë vendosur në punë pjesa më e madhe e fiderave difektozë.

Sipas OSHEE-së, në terren janë 1200 punonjës në gatishmëri për të ndërhyrë ndaj çdo situate por edhe për të riparuar pjesën e mbetur të defekteve si pasojë e motit.

Gjithashtu kompania vlerëson se linjat që furnizojnë spitalet, apo institucionet kanë qenë të gjitha në punë. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet pjesës së linjave që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret, të cilët në kushtet e rënduara të motit duhet të jenë në punë për të shmangur përmbytjet dhe për të mos përsëritur precedentë të mëparshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat