Akuzohet se ka rrahur një qytetar, Flamur Noka: Sajesa të policisë së Dibrës

Shqipëria

Akuzohet se ka rrahur një qytetar, Flamur Noka: Sajesa të policisë së Dibrës

Më: 11 shtator 2016 Në ora: 12:02
Flamur Noka

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi është përfshirë në një ngjarje ku dyshohet se ka dhunuar një qytetar.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’, Noka ka mohuar të gjitha akuzat dhe deklaruat e policisë dhe PS-së, ndërsa tha se nuk është përfshirë në asnjë incident. Sipas tij shefi i Policisë së Dibrës është pronar i disa parcelave me drogë në këtë zonë.

“Janë shpifje të segmenteve kriminale të policisë së Dibrës, që janë marrë me blerje votash. Ky grup drejtohet nga Bled Aga që është pronar i disa parcelave me drogë. Ne jemi duke u marr me procesin e zgjedhjeve.

Asgjë nga policia nuk është e vërtetë. Targa e makinës time është e vërtetë. Nuk e kam sekrete. Jam njeri i hapur dhe kam lëvizur gjatë gjithë kohës për të kontribuar në fitoren e Sherefedin Shehut”, tha Noka.

Edhe kreu i grupit të PD, Edi Paloka i cili tha se, çdo deklaratë e policisë sot mbi Nokën, është shpifje.

“Fatkeqësisht, një segment i policisë është degë e PS, shefi i komisariatit të policisë në Peshkopi, Robert Aga, është një nga militantët më të thekur të PS, e kemi denoncuar ne më parë që ai kryen aktivitet kriminal. Nuk ka implikime, deputetët tanë janë këtu dhe janë në mbrojtje të dinjitetit dhe votës së lirë”, tha Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat