Ish-kryeministri Sali Berisha postoi disa foto në FB, duke theksuar se ata janë Habilajt, djemtë e tezes të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Habilajt, tezakët famozë të Saje qorrit me skafin e tij!” shkruan Berisha, duke shtuar edhe disa foto të fushave me kanabis.
Opozita disa herë ka denoncuar se Habilajt kanë bërë trafik droge duke përdorur jo vetëm ndikimin e Tahirit, por edhe mjetet e tij.