Shoqata e bankave: Ligji i falimentit, ndikim për uljen e kredive të këqija

Shqipëria

Shoqata e bankave: Ligji i falimentit, ndikim për uljen e kredive të këqija

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 11:59
Kuvendi i Shqipërisë

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) vlerëson miratimin në Kuvend të paketës për reduktimin e kredive të këqia. Në një njoftim për shtyp, AAB bën të ditur se, miratimi i paketës ligjore për reduktimin e kredive të këqia, që përfshin pesë ligjet: “Për falimentimin”;  “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”; “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Civil të Republikës së Shqipërise”; “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin për sherbimin permbarimor gjyqësor privat”; dhe “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të përmbarimit gjyqësor”, do t’i hapë dritën jeshile, planit të ri të veprimit për uljen e kredive me probleme.

AAB përgëzoi të gjitha institucionet shtëtërore që morrën pjesë dhe u angazhuan në grupin e punës të ngritur për këtë qëllim dhe shpreh angazhimin për të qënë aktor i rëndësishëm në proçesin e përmirësimit të treguesit të kredisë me probleme në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat