Greqia: U zhgënjyem nga Rama, kështu ndodh kur Athina jeton me iluzione

Shqipëria

Greqia: U zhgënjyem nga Rama, kështu ndodh kur Athina jeton me iluzione

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 21:08
Alexandros Mallias

Alexandros Mallias, ambasadori grek i nderit, në një shkrim ditën e sotme për marrëdhëniet e tensionuara mes Shqipërisë dhe Greqisë, shkruan se janë të zhgënjyer nga Kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Greqia shpresonte se kur Edi Rama u zgjodh Kryeministër në vitin 2013, do të ndryshonte kursin e marrëdhënieve.

“Të gjithë e mbajmë mend se sa optimistë ishim kur në zgjedhjet e vitit 2013, në Shqipëri fitoi partia e Ramës. Ai ishte i besueshëm. Për fat të keq. Kjo ndodh zakonisht kur Athina në vend që të shikojë realitetin, preferon që të jetojë me iluzione”, shkruan ambasadori grek i nderit.

Shkrimi i tij në CNN.gr vijon se duke thënë se vitet e fundit Tirana zyrtare konsideron se rolet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë ndryshuar, duke pretenduar se është më e fortë.

“Shqipëria tani konsideron se rolet janë në anën e kundërt. Shfaqet më me besim dhe e konsideron Greqinë të dobët. Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i njëjtë dhe sot, për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të mbetura pezull. Njëkohësisht edhe të pranohet Shqipëria si një vend kandidat në BE”, mbyll shkrimin ambasadori grek i nderit Alexandros Mallias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat