Blushi nis fushatën: Si do të heq luksokracinë dhe do tëvendos minimumin jetik

Shqipëria

Blushi nis fushatën: Si do të heq luksokracinë dhe do tëvendos minimumin jetik

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 13:16
Ben Blushi

Deputeti Ben Blushi duket se ka nisur të mendojë për fushatën elektorale për zgjedhjet e ardhshme të 2017.

Përmes një publikimi në Facebook, themeluesi i partisë LIBRA është ndalur tek minimum jetik dhe aplikimi i saj në vendin tonë.

Blushi thekson se në vendin tonë duhet të vendoset një minimum jetik për të gjithë individët, për në shumë rreth 16 mijë lekë të reja. Por Blushi shkon edhe më tej kur nënvizon se këto para, mund të sigurohen mjaft mirë nga koncensionet e panevojshme, shpërdorimet në tatime e dogana, dhe mbi të gjitha të asaj që ai e quan luksokraci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat