Bashkia hap mensë sociale në Shkozë

Shqipëria

Bashkia hap mensë sociale në Shkozë

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:11
Erion Veliaj ne mense sociale

Edhe zona e Shkozës ka tashmë një mensë sociale, që do tu ofroj ushqim shtresave në nevojë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë: Më vjen shumë mirë që më në fund hapëm edhe mensën e tretë të Bashkisë së Tiranës. Patëm premtuar vjet që do të hapnim 3 mensa. Filluam në Kombinat, pastaj në Laprakë, tani në Shkozë.Ajo që unë zotohem është që, siç kemi nisur me këto 3 mensa sociale, ta vazhdojmë traditën e mirë.

Veliaj ka rikujtuar punën e bërë nga bashkia në 1 vit e gjysmë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë: Sot banesat sociale janë shpërndarë, kemi shërbime sociale, kemi një sallë leximi, kemi kurse për fëmijët me aftësi të kufizuar, kemi vullnetarë që shërbejnë këtu, kemi kuzhinierë, bashkia është në krye të detyrës dhe ndoshta nuk është perfekt, por është shumë më mirë se sa e gjetëm

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se edhe për festat e fundvitit, bashkia do t’iu gjendet pranë njerëzve në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat