Topalli tregon arsyet: Ja pse mungova në festën e PD-së

Shqipëria

Topalli tregon arsyet: Ja pse mungova në festën e PD-së

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:25
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli ka  treguar asryet pse nuk mori pjesë dje në festën e PD-së.

Reagimi i saj:

"Dje PD është bërë 26 vjeçe. Unë nuk e kisha të mundur të isha pjesë e këtij përvjetori të themelimit të partisë së parë opozitare, partisë së lirive, për arsye që nuk lidhen fare me politikën dhe aq më pak me diferencat që kam me Lulëzim Bashën.

Unë prej disa ditësh nuk kam patur mundësi të jem as në seancë parlamentare sepse nëna ime është e sëmurë. Për 20 vite rresht, duke ndjerë përgjegjësi në detyrat e mia, unë nuk kam qëndruar gjatë as me fëmijët e mi, as me nënën time. Tani që ajo është në shtrat, unë i rri tek koka dhe do vazhdoj t' i rri për ta ndihmuar me sa të mundem.

Nuk do kisha dashtë fare të flas për një gjë krejt timen, private. Por duke parë titujt në disa media, po e bëj këtë sqarim vetëm në respekt të demokratëve që kanë besuar e janë sakrifikuar në vite pa kërkuar asgjë; e bëj në respekt të miqve të mi. Dhe uroj me gjithe zemer qe Partia e endrrave te kthehet ne vlerat e saj e t' i dale zot interesave te vendit me kurajo e sinqeritet.

Neve nuk na lejohet me te ankohemi apo vetem te kritikojme Qeverine me te keqe te ketyre 25 viteve. Ne duhet te ndryshojme kete politike te kalbur nga korrusioni , paaftesia e meskiniteti. Ne duhet t'i behemi dige asaj., per te mos lejuar politika qe demtojne ekonomine e vendit e te njerezve. Ne duhet te rrisim presionin e t'i kthejme rrezen e diellit., e kete ta bejme me vepra e jo vetem me fjale.

Vendi e njerezit jane ne deshperim . Ne duhet t' i kthejme shpresen; Ne duhet t' i bindim ne Fitore.  Duke u kthyer ne vlerat universale per te cilat PD u themelua ne do ndalim renien e do ndryshojme vendin.

Une besoj tek cdo demokrat, tek cdo i ri dhe e re ; une besoj tek forca e cdo shqiptari dhe e cdo prindi ne perpjkjet e tyre titanike per te mbrojtur te ardhmen e femijeve te tyre; une besoj tek ndryshimi e besoj se ky vend behet. Duhet vetem perkushtim e ndershmeri .
Mirenjohje te thelle themeluesve te PD, atyre qe iu gjenden asaj ne kohe te veshtira per ta ringritur nga hiri, mirenjohje cdo demokrati qe e deshti dhe e mbrojti pa asnje interes. Krenare per cdo gje te mire qe kemi bere per vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat