Përmbytjet, PAA: Hidrovoret, vepra që s’kanë kapacitete përballuese

Shqipëria

Përmbytjet, PAA: Hidrovoret, vepra që s’kanë kapacitete përballuese

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 16:21
ilustrim

Partia Agrare Ambientaliste e sheh shqetësues fenomenin e përmbytjeve e shkak për këtë gjen hidrovoret që nuk përballojnë prurjeve e lumenjve.  Kryetari Agron Duka gjatë një takimi me ekspertë ka ngritur edhe shqetësimin e mungesës së sistemit të vaditjes në tokat bujqësore.

Hidrovoret ndonëse janë projekte gjigande nuk kanë mundësi të përballojnë prurjet gje qe shkakton edhe përmbytjet. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka gjatë një takimi me ekspertë mjedisi për menaxhimin e ujërave.

Duka: Pothuaj vit pas viti ndodhin disa fenomene negative të cilat direk apo indirect kanë ndikim në bujqësinë dhe zhvillimin e ekonomisë. Një nga fenomenet negative është ai i përmbytjeve. Fenomeni i përmbytjeve është një tregues i qartë i mungesës së mendimit teknik në menaxhimin e ujërave.

Sipas Dukës dëmtimi i stacioneve të pompimit ka lënë pa sistem vaditjeje hektarë të konsiderueshëm të tokave bujqsore, ndërsa ndërtimi i veprave hidroteknike nuk ka sjellë zgjidhje pasi këto të fundit nuk e kryejnë funksionin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat