Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vizituar sot efektivin e policisë, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e autorit të grabitjes që ndodhi në autostradën Fushë-Krujë-Lezhë, në kryqëzimin e Arbërisë.
Bëhet e ditur se punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak. Në momentin që autori ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, e si pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është mësuar edhe emri i punonjësit të plagosur, i cili është shtetasi Nikolin Gjergji. Ai ka marrë një plumb në kokë dhe po merr trajtim mjekësor.
Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, ku një person i armatosur ka grabitur mjetin me targa “AA 870 II”.