"Shqipëria uron, Shqipëria dhuron"

Shqipëria

"Shqipëria uron, Shqipëria dhuron"

Më: 24 dhjetor 2016 Në ora: 20:30
Fushata "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron"

Në prag të festave të fundvitit, muri i Kryeministrisë vihet sërish të dispozicion të të gjithë atyre që duan të ndajnë urimet e festave me kë dëshirojnë.

“Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” startoi sot, për t’u mbyllur në 2 janar. Duke ndarë me të gjithë urimin tonë për ata që kemi përzemër, ndriçojmë sadopak festat edhe për ata që kanë nevojë për mbështetjen e solidaritetin tonë. ?dokush mund ta ndajë urimin e tij përmes një mesazhi që do të projektohet mbi murin e Kryeministrisë. Të ardhurat që do të mblidhen nga sms-të do të shkojnë për bamirësi.

Për të gjithë ata që duan ta shfaqin urimin e tyre mbi murin e Kryeministrisë mund ta bëjnë këtë fare thjesht, duke dërguar urimin e tyre në numrin 0674433555, ose në faqen e Facebook: "Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat