Shqiptarët po largohen vetë nga Gjermania

Shqipëria

Shqiptarët po largohen vetë nga Gjermania

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 13:13
Ilustrim

Rreth 55,000 emigrantë të cilëve nuk iu pranua kërkesa për azil, kanë lënë Gjermaninë vullnetarisht. Kjo shifër i përket periudhës nga janari deri në nëntori 2016. Për të njëjtën periudhë, një vit më parë ishin larguar vullnetarisht rreth 20.

Gjermania e ka ashpërsuar ligjet mbi emigracionin në muajt e fundit, nxitur nga shqetësimet rreth sigurisë dhe integrimit pas pranimit të më shumë se 1.1 milion emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika që në fillim të 2015.

Javën e kaluar një azilkërkues, pjesë e ISIS, vrau 12 persona në Berlin. Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, e cila ka nxjerrë këto shifra citon të dhënat e qeverisë. Vendin e parë e mbajnë shqiptarët, pastaj serbët, irakianët, qytetarët nga Kosova, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat