Këto janë këshillat e fundit të policisë për këtë vit

Shqipëria

Këto janë këshillat e fundit të policisë për këtë vit

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 15:17
Policia shqiptare, foto arkiv

Policia ka dhënë këshillat e fundit për qytetarët për vitin 2016. Me një njoftim për median, Policia Rrugore bën të ditur se gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit 2017, do jetë në shërbim të përforcuar.

Në të gjitha akset rrugore nacionale dhe në brendësi të qyteteve ku do festohet, por edhe në akset kryesore rurale do të ketë prezencë të efektivave të Policisë Rrugore.

Me qëllim që bukuria e kësaj feste mos të venitet sado pak nga lëndimi apo humbja e jetës në rrugë e ndonjë drejtuesi të automjetit apo pasagjeri, Policia Rrugore sërisht e ndjen detyrë të përcjellë edhe një herë një mesazh në të mirë të jetës dhe të mbarëvajties së festës:

Të gjithë drejtuesit e automjeteve, gjatë ditëve të festimit, të bëjnë kujdes me konsumimin e alkoolit në rast se do të qarkullojnë me automjetet e tyre, në të kundërt të përdorin automjetet e transportit publik.

-Të vendosin rripin e sigurimit.

-Të mos përdorin aparatin celular.

-Të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara

-Si dhe drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse.

Për çdo problem që mund të hasni gjatë udhëtimit tuaj, që i përket zgjidhjes nga ana e Policisë, telefononi në numrat pa pagesë 112 në Tiranë dhe 129 në të gjithë vendin.

Policia Rrugore ju uron: "Gëzuar Vitin e Ri 2017", mbarësi e begati në familjet tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat