Superaksioni, arrestohen 22 shqiptarë, përmbytën Gjermaninë me drogë nga Shqipëria

Shqipëria

Superaksioni, arrestohen 22 shqiptarë, përmbytën Gjermaninë me drogë nga Shqipëria

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 07:23
Droga

Një operacion i policisë gjermane ka çuar në pranga 23 personat nga mosha 19 deri 55 vjeç. Siç shkruajnë mediat gjermane, vetëm njëri prej të arrestuarve është gjerman, e gjithë të tjerët janë me shqiptarë.

Policia gjermane ka bërë të ditur se ka arrestuar një bandë të trafikut të drogës që përbëhej prej 23 anëtarëve, të cilët merreshin kryesisht me shitblerjen e lëndëve narkotike.

Rasti është hetuar nga Prokuroria e Duisburgut, si dhe policia e Oberhausenit, shkruan “rp-online.de”.

Grupi ishte vënë nën vëzhgim prej kohësh nga policia, ndërsa drogën që e merrnin në Shqipëri ata e shisnin në Duisburg, Oberhausen, Bottrop, Hagen, Soest dhe Paderborn.

Pjesëtarë të këtij grupi janë arrestuar në datën 18 janar në Holandë. Dhe prej aty mësohet se është bërë e lehtë edhe kapja e personave tjerë.

15 persona tjerë janë arrestuar duke shitur drogë në rrugë. Të gjithë ishin shqiptarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat