“Shqipëria pa armë”, Tahiri-nxënësve: Bashkohuni me ne

Shqipëria

“Shqipëria pa armë”, Tahiri-nxënësve: Bashkohuni me ne

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 19:35
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Në një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme në Kuçovë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ftoi ata që të bëhen pjesë e nismës “Shqipëria pa armë”.

Tahiri kërkoi sensibilizimin e qytetarëve.

“Nëse jeni të gatshëm ne mund të bëhemi bashkë dhe, bashkë me policinë, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, bashkë me pushtetin vendor, me deputetin, me këdo që ka mundësi të na japë një ndihmë, të shkojmë derë më derë dhe t’i bindim qytetarët t’i dorëzojnë armët. Ne jemi plotësisht gati dhe në dispozicionin tuaj, nëse ka edhe sikur 10 prej jush që janë gati të bashkohen me ne”, u shpreh Tahiri.

Tahiri kujtoj ngjarjen e 21­ janarit, ku deklaroi se nuk do të përsëritet më.

“Mënyra jonë më e mirë për të reaguar ishte që të bënim gjithçka që ishte e mundur që kjo të mos ndodhte në vazhdim dhe mbi të gjitha të mos përsëritet më kurrë”, tha Tahiri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat