Arrestohet bashkëpunëtori i vrasjes së ndodhur në gusht të 2016 kur një 23 vjeçar gjeti vdekjen pasi u godit me sende të forta në një lokal afër fshatit Dishnicë.
Krimi ndodhi më 29 gusht të 2016 dhe Mario Osmani gjeti vdekjen disa ditë më pas në spitalin e traumës në Tiranë.
Sot policia e Korçës njoftoi arrestimin e bashkëpunëtorit të dytë, Llazar Dine, 35 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë për akuzën “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekje”.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 57 të datës 22.02.2017, kishte caktuar masën e sigurisë: “Arrest në burg”
“Llazar Dine, rezulton bashkëautor me pronarin e lokalit shtetasin Olsi Zyber, i cili u arrestua nga Policia menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja. Të dy këta shtetas, janë konfliktuar për motive të dobëta me 23 vjeçarin M.O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë”.