Kamioni me 8 ton drogë, gjykata lë në burg katër policët

Shqipëria

Kamioni me 8 ton drogë, gjykata lë në burg katër policët

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

Gjykata për Krime të Rënda la në fuqi vendimin e “arrestit me burg” dhënë në mungesë ndaj dy nga 4 efektivët e policisë të arrestuar me dyshimin e trafikut të drogës.

Gjyqtarja e vetme Miliana Muça, nuk i ndryshoi masën e sigurisë të dyshuarit Çlirim Pepa me detyrën e përgjegjësit të turnit në pikën e kalimit kufitare dhe Ervin Kodrës me detyrë kontrollor. Ndërkohë nuk ndryshoi masa e sigurisë edhe për dy policët e tjerë Lirim Halili dhe Syrja Terziu.

Të katër të dyshuarit, mendohet se janë pjesë e një rrejti që trafikonin sasi të mëdha droge, pasi në fillim të muajt shkurt lejuan 8 ton hashash të kaloi në Shqipëri pa kontrolluar rimorkion ku ishin ngarkuar droga. Kjo sasi droge, më pas kaloi lehtësisht në portin e Durrësit për t’u sekuestruar në Venezia të Italisë, në një parking publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat