Shqiptarja me një “këmbë në varr”, amaneti që i përloti mjekët italianë

Shqipëria

Shqiptarja me një “këmbë në varr”, amaneti që i përloti mjekët italianë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:01
Vajza ne kome

Ndonëse mjekët përgjithësisht kanë karakter të fortë për shkak se duhet të përballen çdo ditë me vdekjen që u vjen pranë pacientëve, rasti i një vajzë 25-vjeçare shqiptare në Itali i ka “mposhtur” ata.

Vajza shtatzënë në muajin e gjashtë, por në gjendje shëndetësore shumë të përkeqësuar ka lënë amanetin e fundit.

Ajo kërkoi nga mjekët që ta mbajnë në jetë deri sa të mundet të nxjerrë foshnjën e saj jashtë trupit, për t’i falur jetën.

“Shqiptarja po mbahet në jetë me aparatura. Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë. Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë deri sa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”- thonë mjekët.

Sipas tyre, kjo është një luftë e madhe që do një kujdes të jashtëzakonshëm. Ata thonë se ajo po monitorohet çdo sekondë. “Nëse shohim që ajo nuk merr më frymë, atëherë do t’i bëjmë cezarian, me shpresën që t’ia dalim”, raportojnë mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat