Jep dorëheqjen kandidatja e PS për Bashkinë e Kavajës, bashkëshorti im vlen më shumë se një karrige

Shqipëria

Jep dorëheqjen kandidatja e PS për Bashkinë e Kavajës, bashkëshorti im vlen më shumë se një karrige

Më: 1 prill 2017 Në ora: 10:52
Silva Daja, vajza në mes me këmishë të kaltër

Mbas “luftës” që plasi për kandidimin si kryetare Bashkie në Kavajë të Silva Dajës, bashkëshortes së kreut të PS-së atje, kjo e fundit ka vendosur të heqë dorë nga gara. Silva Daja me një status në “Facebook” shpjegon arsyet të cilat e çuan në një vendim të tillë. Ajo shprehet se hoqi dorë si pasojë e sherrit që u krijua dhe presioneve të shumta duke sulmuar bashkëshortin.

Statusi i plotë

Miq, gjatë ditëve të fundit kam parë tymnajën e madhe të krijuar mbi kandidimin tim në pozicionin e Kryetares se Bashkisë së Kavajës, qyteti ku kam lindur, ku kam ndërtuar familjen dhe ku do kaloj jetën.

Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.

 Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt.

 Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim.

Zotohem se si qytetare do kontribuoj për kryetarin e rradhës sepse dua me shpirt që Kavajën ta shoh vetëm në ditë të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat