Pollo: Rama e Meta nuk janë marrë vesh as për Presidentin

Shqipëria

Pollo: Rama e Meta nuk janë marrë vesh as për Presidentin

Më: 20 prill 2017 Në ora: 21:42
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo i ftuar në emisionin “Arena”, thotë se Rama dhe Meta nuk kanë gjetur ende dakordësinë për një emër për Presidentin.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade thotë se shpreson që Presidenti të zgjidhet me konsensus.

Pjesë nga diskutimet:

Pollo: Edi Rama dhe Ilir Meta nuk janë marrë dot vesh as për Presidentin. Këto vitet e fundit është bërë zakon që fajin për problemet e vendit janë të opozitës. Ata i kanë votat. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk janë marrë vesh për një emër konkret deri më sot.

Dade: Fakti që kërkohet zgjedhja me konsensus, besoj kjo është e udhës. Mazhoranca i ka 90 vota. Ne kemi kaluar ligje me 89 vota. Sigurisht që në këtë rast janë Blushi dhe Hafizi, që për ligje të rëndësishme kanë votuar si ne. Unë kam qenë në listën e një grupi deputetësh që Presidenti të zgjidhej nga populli, jo për më shumë kompetenca, por për më shumë legjitimitet.

Kushtetuta e ka lënë të hapur që Presidenti të zgjidhet me konsensus. Do të kisha parapëlqyer që Presidenti të zgjidhej me shumicë të cilësuar në një diapazon më të gjerë se një parti që e propozon. Të shpresojmë që e marta të na sjellë një lajm të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat