Rama: Për 25 vite është thënë se ky vend nuk bëhet, sot po bëjmë shtet

Shqipëria

Rama: Për 25 vite është thënë se ky vend nuk bëhet, sot po bëjmë shtet

Më: 26 prill 2017 Në ora: 20:08
Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Korçës.

Rama ftoi të rinjtë t’i bashkohen Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se 3 vite më parë vendi ishte i zhytur në prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Kryeministri u shpreh se për 25 vite u tha se ky vend nuk bëhet, por sot po behet shtet.

“Kam besuar gjithmonë se të aktivizohesh dhe të bashkohesh një ideje dhe një programi nuk do të thotë të bëhesh politikan, por do të thotë të bësh gjera që i vetëm nuk i bën dot. Sot ka shumë arsye për tu bashkuar dhe për të qenë më shumë se asnjëherë tjetër me PS që të çojmë përpara idenë tonë se ky vend mund të bëhet. Sot jemi në një moment që është në udhëkryq, pasi 3 vite më parë ne gjetëm një Shqipëri që ishte ne prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Ne gjetëm arkën e shtetit bosh. Ne gjetëm një mal borxhesh në sektorin e energjisë. Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq. Gjetëm një Shqipëri ku për 25 vite u tha klub më klub dhe oborr më oborr se ky vend nuk bëhet, por sot ne po bëjmë shtet”, tha Rama.

Rama: Çdo dialog pa vettingun nuk ka kuptim

Nga tubimi i radhës me të rinjtë që votojnë për herë të parë, kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për një dialog pa kushte me opozitën nëse kjo e fundit voton vettingun.

“Ne diskutojmë çdo gjë, por pa vettingun nuk ka asnjë sens asnjë lloj diskutimi. PD duhet të heqë dorë nga mbrojtja e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar”, ka deklaruar Rama.

Duke komentuar protestën e demokratëve, Rama është shprehur se, “Tirana e ka provuar Lulin, ndërsa Shqipëria nuk ka ndërmend ta provojë”.

“Shqipëria e ka provuar PD-në për 25 vjet. Nëse PD është kjo, atëherë s’ka nevojë ta provojë më”, ka vijuar Rama.

Ai ka shtuar më tej se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë më tepër sesa zgjedhje politike. “Me rëndësi është fakti që zgjedhjet janë të popullit, jo të partive”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat