U martuan me dashuri...por ai ja ka nxirë jetën bashkëshortes

Shqipëria

U martuan me dashuri...por ai ja ka nxirë jetën bashkëshortes

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:54
Marseli

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare” Marseli nga Vlora ka ftuar bashkëshorten e tij Nikoletën, për t’i kërkuar falje për të gjitha të këqijat që i ka bërë.

Ai e ka “rrëmbyer” Nikoletën, pasi babai i saj nuk ishte pro kësaj martese. Shkaku ishin bëmat e Marselit. Veç kësaj, ai i kishte blerë një telefon Nikoletës që të flisnin së bashku, por e kapi babai dhe këtë herë ai e ka takuar dhëndrin në orën 2:00 të natës duke i thënë se nuk kishte vajzë për të martuar.

Nikoleta është larguar dy herë nga shtëpia por është rikthyer pasi ai i ka kërkuar falje. Tashmë ka 3 javë që bashkëshortja i ka ikur sërish dhe Marseli ka për të dhënë një mesazh, duke premtuar që nuk do të ndodhin më të tilla gjëra.

Nikoleta ka pranuar të shkojë në studio, por mban një qëndrim shumë të ftohtë. Fillimisht e quan ish-bashkëshort dhe më pas rrëfen se nuk ndjen asgjë.

Një moment shumë delikat, pasi ata janë prekur prej fjalëve dhe dashurisë që Marseli i shprehu. Por përsëri ajo nuk ka besim te bashkëshorti, madje është e mërzitur dhe shprehet se nga kjo martesë nuk ka parë një ditë të bardhë, por vetëm vuajtje.

Gjithsesi Nikoleta kërkon kohë për të parë se çfarë do të bëjnë ata me martesën dhe familjen e tyre dhe Marselit i vë kushtin që  të gjejë punë dhe të krijojë jetën nga fillimi që ata të kthehen sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat