Rama me të rinjtë në Laç: Ne i kemi dhënë vëmendje arsimit profesional, për të rritur punësimin

Shqipëria

Rama me të rinjtë në Laç: Ne i kemi dhënë vëmendje arsimit profesional, për të rritur punësimin

Më: 31 maj 2017 Në ora: 21:24
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e Laçit, ku ironizoi kreun e PD Bashën dhe ftoi votuesit e djathtë që të votojnë PS-në.

“Nuk kemi armiqësi me PD. Nuk kemi armiqësi me askënd që e përfaqëson PD dhe fakti që bëmë aq shumë dhe unë iu luta aq shumë Lulit aman , dil ku je, ku të takohemi, ku të duash më thuaj orën , vendin. Ai thoshte dorëzo dorëhejqne pastaj takohemi dhë fund e kappa dhe e nxorra nga çadra. Tani ata që janë djathtas na kanë një borxh. Për shpëtuar Shqipëria nga Luli dhe udhëheqja e tyre. Se po ra Shqipëria në dorë të Lulit do bëhet si sahati i Tironës që ngeli 4 vjet po 12 sahati”, tha Rama.

“Lulin unë e njoh nuk është djalë i keq, por duhet punë e madhe mos ta zejë gjumi. Zgjohet vetëm kur dalin telekamerat dhe bërtet vetëm Republika e Re. dhe sa zgjodhet ka mendjen deri në momentin kur do flejë prapë”, tha Rama.

Më tej kryeminsitri foli edhe për reformën në Arsim. “Ne i kemi dhënë vëmendje arsimit profesional. Pasi ne na mungojnë zanatet. Me një zanat mund të hapësh një biznes. Në Gjermani shumicën e biznesmenëve të mesëm i ke me arsim profesional. Tani a do na e jepni neve votën ta marrim ne timonin në dorë apo do vazhdojmë kështu me pazar për vendin e punës”, tha Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat