Vrasja e shqiptarit në Ekuador, Krimet e Rënda kërkojnë informacione

Shqipëria

Vrasja e shqiptarit në Ekuador, Krimet e Rënda kërkojnë informacione

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Interpolit dhe policisë së shtetit informacione për shqiptarin e vrare 5 ditë më parë në Ekuador.

Prokurorët kërkojnë t’i vihen në dispozicion të gjithë informacionin që ndodhet në skedarët e policisë për Ilir Hidrin.

40-vjeçari u qëllua me  plumba pas kokë në qytetin e Guajakilit. Më pas prokuroria do nisë letër porosi drejt vendin latin ku do kërkojnë të dhënat nga hetimi dhe shkakun e vrasjes se 40-vjeçarit nga Vora.

Mësohet se një nga pistat është ajo e një grabitje. Por mënyra si ka ndodhur vrasja kur një motoçiklete i është afruar viktimës duke e qëlluar me plumba në kokë  i bëjnë hetuesit ekuadorian te dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasje mafioze. Si rezultat, po hetohen arsyet e qëndrimit të Hidrit në një vend të largët si Ekuadori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat