Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në postimin e tij të mëngjesit ka publikuar disa fotografi nga aksioni i pastrimit të aksit Vlorë – Dhërmi.
Rama ka thënë se pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Vlorë - Dhërmi.
Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër.