Atentati ndaj Mishel Prelës, flet i vëllai i aktorit: Na kërkuan 20 mijë euro të mbyllim konfliktin

Shqipëria

Atentati ndaj Mishel Prelës, flet i vëllai i aktorit: Na kërkuan 20 mijë euro të mbyllim konfliktin

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 09:26
Mishel Prela

Vëllai i Mishel Prelës, 31-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në një atentat kriminal mbrëmjen e 20 korrikut përballë shkollës “Partizani” rrëfen historikun e përplasjes me Ervin Zollumin, porositësin e vrasjes së Mishelit kundrejt 80 mijë eurove.

Në një intervistë për dritare, Mino Manoku thotë se gjithçka nisur nga një konflikt banal mes Mishelit dhe Ervinit në qershor të 2010.

“E gjithë ngjarja fillon në qershor të 2010, kur Misheli dhe Ervini kanë pasur një konflikt për shkaqe banale me njëri –tjetrin, konflikt ky që ka përfunduar me rrahjen e Ervin Zullumit nga vëllai im Misheli. Pas një muaji Ervini i ka dalë në pritë Mishelit në afërsi të ‘Shkollës së Kuqe’ ku ai ka goditur Mishelin me thikë në krahun e majtë duke i shkaktuar një plagë prej 8 qepjesh e cila edhe sot është e dukshme”.

Por kjo ngjarje sipas tij nuk është denoncuar kurrë në polici. Do të ishte vetë Misheli që menjëherë pas daljes nga spitali do t’i zinte printe Ervinit në një rrugicë në lagjen e të dyve dhe do ta plagoste me thikë. Ky sulm atij i kushtoi 5 vite e gjysmë burg, nga të cilat 3 vite e gjashtë muaj i kaloi në qeli, ndërsa pjesën tjetër ishte me shërbim prove për shkak të gjendjes së tij shëndetësore thotë i vëllai, pasi u operua pas një problemi me veshkat.

“Pasi Misheli plagosi Ervinin, dy familjet tona janë takuar së bashku, dhe nga familja e Ervinit na është kërkuar një shumë prej 20 mijë eurosh për ta mbyllur këtë histori, por ne kemi refuzuar duke u thënë se ne kemi mundësi vetëm 10 mijë euro”

Shuma sipas tij është kërkuar nga daja i Ervin Zullumit, qe në atë kohë punonte në drejtorinë e burgjeve dhe ushtronte profesionin e avokatit. Mino rrëfen më tej se Misheli dhe Ervini janë takuar edhe pasi Misheli ka dalë nga burgu por dukej se gjith?ka kishte marrë fund, dhe se konfliktet tanimë ishin shuar.

Ishte mbrëmja e 20 korrikut që do të rikthente këtë histori. Mishel Prela u qëllua me 5 plumba në një atentat me armë. Dy prej plumbave e kanë marrë në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë.

Pak orë pas ngjarjes policia lajmëroi se ka arrestuar Shkëlzen Buci i cili kishte rolin e ekzekutorit, Miklar Tolën, i cili ishte zgjedhur nga Buci për të ndjekur lëvizjet e Prelës, dhe Tim Hidrin, shoferi i cili do të largonte atentatorët nga vendi i ngjarjes.Buci ka deklaruar në polici se atij i ishin premtuar 80 mijë euro në këmbim të kokës së Mishel Prelës, dhe porositësi ishte Ervin Zullumi i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Vëllai i Mishel Prelës shprehet se familja e tij ndihen të rrezikuar dhe i bëjnë apel shtetit që kjo histori të mbyllet një herë e mirë, duke vënë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat