Shkarkoi drejtoreshën që dikur bënte foto i përqafuar me të, çfarë fshihet pas vendimit?

Shqipëria

Shkarkoi drejtoreshën që dikur bënte foto i përqafuar me të, çfarë fshihet pas vendimit?

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 22:00
Edi Rama dhe Loreta Tozaj

Loreta Tozaj është një prej drejtoreshave që Rama e shkarkoi sot në një takim me gjithë drejtorët e Hipotekësë së vendit.

Me sa duket fotografia që bëri me Ramën pas një dreke të bukur në Vlorë nuk i ka vlejtur shumë Loretës për t’ia shpëtuar “kokën” para urdhrit për shkarkim nga ministri i Drejtësisë.

Nasip Naço ka urdhëruar largimin e saj nga detyra pa asnjë kompromis.

Vlorë. Rama e përqafonte përzemërsisht drejtoreshën e tij në atë kohë, por kjo nuk e ka ndihmuar Loretën, të qëndrojë më shumë se 10 muaj në detyrë.

Të gjithë drejtorët që u shkarkuan sot a nuk kanë kaluar një provë para se ta merrnin atë post?! Me gjasë edhe mbledhja e sotme e organizuar në formë konference ka qenë farsa e radhës pak kohë para se Rilindja të rimarrë sërish në dorë frenat e pushtetit edhe për katër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat