Detaje tronditëse nga mbytja e burrit në lumin Vjosë të Vlorës

Shqipëria

Detaje tronditëse nga mbytja e burrit në lumin Vjosë të Vlorës

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 22:50
Ilustrim

Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në lumin Vjosë të Vlorës, ku një person ka humbur jetën. Gazetari i “Shekullit” në Vlorë, Armand Xhelili bën me dije se shtetasi që është mbytur quhet Arqile Ngjelo.

Bëhet me dije se burri në fjalë ka qenë duke u larë me djalin, e se vetë është mbytur, kurse djali jo. Ndërkaq, edhe policia ka dalë në deklaratë për mediet për rastin.

Deklarata e policisë:

Informacion paraprak

Më datë 06.08.2017 rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lumin Vjosë në fshatin Mifol është mbytur një shtetas. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi  A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë.

Shërbimet e policisë janë ende duke  kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat