Deputeti shqiptar përplasi për vdekje kalimtarin, zbardhen dëshmitë: E masakroi me makinë

Shqipëria

Deputeti shqiptar përplasi për vdekje kalimtarin, zbardhen dëshmitë: E masakroi me makinë

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 09:19
Aqif Rakipi

Mëngjesin e ditës së djeshme një 53-vjeçar u përplas për vdekje nga deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi. 

Direkt pas ngjarjes së rëndë, Rakipi është dorëzuar në polici por sipas dëshmitarëve fillimisht është larguar me shpejtësi nga skena e krimit. 

Dëshmitare nga vendngjarja kanë deklaruar se deputeti që përplasi të afërmin e tyre, në vend që të ndalonte e t’i jepte ndihmën e parë personit që aksidentoi, e shtoi edhe më shumë shpejtësinë e u largua nga vendi i ngjarjes.

“Ne pamë gjithçka sepse aty ishim, po shkonim te tregu. Nuk e aksidentoi Saitin, por e masakroi me makinë. E megjithatë as nuk e mori mundimin të ndalonte. 

Madje e shtoi edhe më shumë shpejtësinë duke u larguar nga vendi i ngjarjes”,- shprehen dëshmitarët.

Ndërsa një familjar i viktimës shkon edhe më tej, duke hedhur dyshime se deputetimund të jetë larguar edhe për të fshehur diçka, shkruan panorama.

“Policia thotë që nuk ishte i pirë, megjithëse jam i bindur që ka qenë i dehur. Por largimi i tij në atë mënyrë nga vendi i ngjarjes nuk lidhet vetëm me këtë.

Me siguri ai ka dashur të fshehë diçka. Nuk më bindin fare justifikimet e tij që iku për t’u dorëzuar në Polici. Këto janë justifikime”, -shprehet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat