Shiu përgjak rrugët në Shqipëri! Bilanci i pak orëve: 2 të vdekur dhe 14 të plagosur - Bota Sot
Shiu përgjak rrugët në Shqipëri! Bilanci i pak orëve: 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Shiu përgjak rrugët në Shqipëri! Bilanci i pak orëve: 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 19:30
Reshjet e dendura të shiut duket se kanë luajtur një rol domethënës pasi në shumicën e aksidenteve kanë qenë faktor i humbjes së kontrollit të automjetit nga drejtuesit.

Këtë të martë brenda pak orëve rrugët e Shqipërisë janë përgjakur teksa kanë ndodhur jo pak por 4 aksidente, ku kanë mbetur të plagosur 14 persona dhe fatkeqësisht kanë vdekur 2 shtetas.

Reshjet e dendura të shiut duket se kanë luajtur një rol domethënës pasi në shumicën e aksidenteve kanë qenë faktor i humbjes së kontrollit të automjetit nga drejtuesit.

Aksidentet kanë ndodhur në Elbasan, Rrogozhinë, Përrenjas e Librazhd. Nëe aksidentet në fjalë janë përfshirë shumë automjete dhe dy incidentet më të rënda janë shënuar në Rrogozhinë e Qafë Thanë të Elbasanit.

Në zonën e Qafë Thanës një makinë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe terrenit të rrëshqitshëm, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se ka qenë një shtetas maqedonas. Në makinë me të ishin dhe 4 persona të tjerë të cilët kanë mbetur të plagosur por pa pasoja serioze për shëndetin e tyre.

Në rreth rrotullimin e Rrogozhinës është përplasur në mesditë një 25 vjeçar i cili ka humbur jetën. I riu është përplasur ashpër me një tjetër automjet dhe ka vdekur në vend.

Ndërsa 2 aksidentet e tjera nuk kanë regjistruar fatalitete, sërish numri i të plagosurve ka qenë i lartë.

Aksidenti i tretë është regjistruar në aksin Librazhd Përrenjas ku janë përplasur dy furgonë me pasagjerë. Tre pasagjerë u plagosën por fatmirësisht nuk ka komplikacione dhe këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe shiut.

Fatkeqësisht në aksidentin e ndodhur në Xibrakë ku janë plagosur 7 persona, një 12 vjeçare ndodhet në gjëndje kritike për jetën. Në këtë zonë u përplasën dy automjete, njëri i tipit Benz që drejtohej nga D.D. 37 vjeç banues në Xhafzotaj në Durrës si dhe mjeti tip 'Toyota' që drejtohej nga B.B. 50 vjeç banues në Tiranë.

12 vjeçarja që ndodhet në gjëndje të rëndë ishte pasagjere në makinën Toyota që drejtohej nga babai i saj.

Përveç dy drejtuesve të mjeteve, të plagosur janë S.B. 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz.

J.D. 5 vjeç banues në Xhafzotaj Durrës (djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota).

K.D. 12 vjeçe banuese në Xhafzotaj Durrës (vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

U.A. 23 vjeç banues në Durrës pasagjere në mjetin Toyota.

Z.V. 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test