Kërcënohet myftiu i Tiranës: Më jepni adresën dhe do ja pres fytin me…

Shqipëria

Kërcënohet myftiu i Tiranës: Më jepni adresën dhe do ja pres fytin me…

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 21:49
Ylli Gurra

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi se është kërcënuar me jetë, pasi shumë njerëz e akuzojnë se mbuloi statujën e Skëndërbeut me ekran gjatë faljes së namazit.

“Të ma gjejë dikush adresën e këtij dhe doja pres fytin me thikë”, “Kam me t’a q* nanën”, janë disa nga mesazhet që ai ka marrë në Facebook.

Ylli Gurra sqaroi pak më parë se kanë qenë kushtet teknike që kanë detyruar punëtorët të vendin ekranin aty dhe se nuk ka pasur asnjë lloj qëllimi të mbulohet statuja e Skëndërbeut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat