Deputeti Deputeti i PDIU-së shpërndau 50 deshë për Kurban Bajramin

Shqipëria

Deputeti Deputeti i PDIU-së shpërndau 50 deshë për Kurban Bajramin

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 23:30
Aqif Rakipi

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, protagonist i një ngjarjeje aksidentale pak kohë më parë është rikthyer në vëmendje të ndjekësve të tij në rrjetin social me bamirësinë në ditën e shënuar të Kurban Bajramit.

Në një postim ai shprehet se familja e tij ka bërë fli 50 bagëti mishin e të cilave e ndau me banorët në nevojë të qytetit, të cilëve ju uron njëherazi edhe festën.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit dëshiroj t’ju uroj të gjithëve gëzuar mbarësi dhe mirësi për ju dhe për familjet tuaja.

Sot sikurse në të gjithë Kurban Bajramet e tjerë familja jone kreu ritin e prejës të kurbanit. 50 deshë ishin të destinuar që të flijoheshin për Zotin në këtë ditë të bekuar dhe mishin e tyre ua ndamë familjeve më në nevojë të qytetit tonë. Duke shpresuar se kemi kënaqur sado pak këto shtresa në nevojë dhe kemi kthyer buzëqeshjen e të përvuajturve të lagjes në të cilën jam rritur ju uroj edhe njëherë nga zemra Gëzuar Kurban Bajramin! Qoftë i begatë për të gjithë”, shkruan deputeti Rakipi më rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat