Si u “tallën” Edi Rama dhe të tijët me deputetin që ka punësuar mijëra të rinj në Shqipëri

Shqipëria

Si u “tallën” Edi Rama dhe të tijët me deputetin që ka punësuar mijëra të rinj në Shqipëri

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 11:39
Agron Shehaj

Seanca e parë zyrtare e legjislaturës së re nisi me një maratonë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në këtë seancë u prezantua plani i ri i qeverisë “Rama 2”, ndërsa folën edhe deputetët e rinj të kuvendit.

Mes tyre edhe deputeti i PD-së i cili kryesonte listën e kandidatëve në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj.

 Shehaj është një biznesmen i suksesshëm, ai u largua në moshë të vogël nga Shqipëria për të emigruar në Itali dhe tashmë është i njohur në vendin tonë pasi hapi bizneset e Call-Center.

Teksa Shehaj fliste për varfërinë që ka “kapluar” Shqipërinë me një theks paksa italian për shkak të viteve të jetuar në vendin fqinj, por edhe i mbytur nga emocionet e fjalimit të parë, Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës nuk mbanin dot të qeshurat.

Kjo ishte një situatë aspak e zakontë teksa deputetët e PS-së me në krye Edi Ramën qeshin me hallet e popullit shqiptar të treguara nga goja e një biznesmeni që ka punësuar mijëra të rinj në Shqipëri.

Edi Rama duhet të jetë personi që t’i “përulet” deputeti Shehaj për vendet e punës të hapura në vendin tonë, pasi një gjë është e sigurt në rast se biznesi i tij nuk do të ishte i suksesshëm numri i të rinjve që do të kërkonin azil në vendet e Evropës do të ishte disa mijëra më i lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat