"Die Presse": Gjermania ka llogari tjera me integrimin e Shqipërisë për shkak të azilkërkuesve

Shqipëria

"Die Presse": Gjermania ka llogari tjera me integrimin e Shqipërisë për shkak të azilkërkuesve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 shtator 2017 Në ora: 22:51
Edi Rama

Të shtunën e kaluar parlamenti i ri shqiptar u mblodh për të emëruar ministrat e ri. Për herë të parë Edi Rama mund të krijojë vetë qeverinë, pasi partia e tij socialiste fitoi 74 nga 140 ulëset e parlamentit. Përndryshe për kryeparlamentarin socialist votuan 80 deputetët - mes tyre edhe dy dezertorë demokratë.

Mbi të gjitha Rama mund ta argumentojë përpara Komisionit Europian se statusi kandidat i Shqipërisë është stabil dhe i pjekur për fillimin e bisedimeve. Edhe pse zgjerimi i BE është ngrirë, me kandidatët e tjerë të Ballkanit perëndimor po bisedohet akoma. Vitin e kaluar Shqipëria mbeti në zonën e pritjes për të dëshmuar “pjekurinë zgjedhore”. Sipas konceptit shqiptar ata shkuan jashtëzakonisht qetë dhe poashtu zgjedhja e presidentit të ri Ilir Meta, shkoi pa probleme themelore.

Pika e kritikave është drejtësia

Por Komisioni Europian ka një listë të gjatë të kushteve që lidhen me Gjykata të pavarura ose luftën kundër krimit të organizuar, që kryesisht lidhet me trafikimin e drogës. Komisioneri europian, Johannes Hahn, gjatë vizitës në Durrës lavdëroi procesin zgjedhor në Shqipëri si “të qartë dhe transparent”.  “Në përgjithësi,” mendoi ai, “shoh përparime.” Dhe ai uroi që qeveria e re të bëjë hapa para në rrugën europiane.

Por shtete si Gjermania kanë llogari tjera me vendin e shqiptarëve. Gjatë vitit të kaluar atje kanë kërkuar plot 54.000 shqiptarë azil - një keqpërdorim i lirimit të vizave që nga 2010. Përkundër paralajmërimit të qeverisë shqiptare, zanati i azilkërkuesve nuk është ndalur dhe tani vijon me intensitet të lartë edhe në Francë. Pak është raportuar për gjeneratat e dyta dhe të treta të shqiptarëve në Greqi dhe Itali. Ata kanë të zhvilluar kulturën e përshtatjes dhe integrimit.

Projekti i dashur i BE për Ballkanin, është krijimi i një zone të përbashkët ekonomike të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor. Zyrtarisht Shqipëria qëndron pas projektit me 115 programe integruese - që do ndihmonte në përmirësimin e infrastrukturës dhe tregtisë së lirë në rajon. Por jo pak – gjithashtu edhe në kampin qeveritar - frikësohen për një plan pritjeje në integrimin e BE. Disa kanë krejtësisht shqetësime tjera. Ata frikësohen se një “union i vogël” i vendeve të Ballkanit perëndimor do dominohej nga fuqia ekonomike e Serbisë, dhe paralajmërojnë një hegjemoni serbe në këto hapësira./Bota sot

Pezullohet ministria europiane

Në fund media austriake “Die Presse” shkruan edhe për pezullimin e ministrisë për euro-integrime dhe zëvendësimin e saj me ministrinë e diasporës, që do udhëhiqet nga Pandeli Majko. Ai ishte kryeministër gjatë kohës së Luftës së Kosovës 1999./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat