Denoncimi: Zyrtari i lartë shqiptar shtyp me makinë të riun, policia ka fshehur ngjarjen

Shqipëria

Denoncimi: Zyrtari i lartë shqiptar shtyp me makinë të riun, policia ka fshehur ngjarjen

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:48
Qazim Sejdini

Një denoncim i rëndë ka ardhur nga ana e një qytetari i cili pretendon se një zyrtar i lartë në Shqipëri ka aksidentuar me makinën e tij një të ri me emrin A. Allushi.

Denoncimi është bërë publik nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan se kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka shtypur me makinën e tij një të ri dhe po tenton që ta mbyllë çështjen përmes parave. Nga ana tjetër, denoncuesi shprehet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Labunot- Fushë, ku pas një dreke, kryebashkiaku ka aksidentuar Allushin, i cili drejtonte një motoçikletë.

Një tjetër detaj i rëndë është pretendimi se policia e ka fshehur ngjarjen ndërsa familjarëve i është bërë presion që të mos hapin gojën.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Policia fsheh krimin! Don Lala aksidenton me makinen e tij te riun A.Allushi. Behen perpjkeje per te mbyllur me para aksidentin. sb

“Doktor ju pershendes! 

Me lajmerojne se para nje ore makina e Qazimit me ate brenda, pasi ka dale nga nje lokal ku ka drekuar ka perplasur ne rrugen e Labinotit Fushe nje motor me drejtues A. Allushi. Personi eshte derguar urgjent ne spital. Ngjarja mbahet e fahehte dhe familjareve i eshte ofruar shume parash dhe bere presion te mos flasin.

Gjithsesi duhet verifikuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat