Burg përjetë për vrasësin e policit

Shqipëria

Burg përjetë për vrasësin e policit

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 11:08
David Qosen

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për David Qosen, i cili një vit më parë, gjatë një aksioni për kapjen e tij në Torovicë të Lezhës, vrau efektivin e policisë Ardian Kodra.

Gjatë seancave gjyqësore pala mbrojtëse e të akuzuarit Qosja, pretendoi se kishte probleme mendore, por ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht. Në fund të gjykimit dhe hetimit, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që ai të dënohet me burg të përjetshëm.

Ai akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së 2 policëve Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në Lezhë, ku FNSH e Shkodrës kishte shkuar në ndihmë të Policisë vendore të Lezhës pas njoftimit se një person po terrorizonte banorët në fshatin Torovicë.

Por, Qosja, zbrazi automatikun në drejtim të efektivëve të FNSH, duke lënë të vdekur Ardian Kodrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat