Arrestohet në Tiranë Tafil Vokrri, organizatë kriminale dhe trafik droge në Itali

Shqipëria

Arrestohet në Tiranë Tafil Vokrri, organizatë kriminale dhe trafik droge në Itali

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 09:48
Aksioni i policise

Një i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të drogës në Itali u arrestua nga Policia e Tiranës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm,.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan të shpallur në kërkim ndërkombëtar Tafil Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë

Gjykata e Catanzaros në Itali, me vendimin të datës 2 Nëntor 2005, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar, pasi ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprave penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i armëve të zjarrit", parashikuar nga Neni 110  i Kodit Penal Italian si dhe Nenet 73 dhe 309/90 të ligjit mbi drogat.

Policia thotë se veprimet e mëtejshme po kryen nga Specialistët e Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shtetit Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat