Vërshim komentesh në postimin e fundit të kryeministrit Rama, i cili zgjodhi edhe sot të përshëndetëse dhe urojë shqiptarët për një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të ekspozitës “Urtësi sot e mot” me punët e përzgjedhura të artistes kosovare me famë botërore Lala Meredith-Vula, që çelet sot në hapësirën e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Komentuesit i janë lëshuar ashpër me komente, akuza e kritika të forta se po e lë në baltë Saimir Tahirin. Shumë e akuzojnë se është i pafytyre kur në një situatë të tillë vazhdon të bëjë show me urime dhe përshëndetje.