Anëtari i KQZ bën denoncimin e çuditshëm: Ja çfarë ndodh në pallatin ku jeton

Shqipëria

Anëtari i KQZ bën denoncimin e çuditshëm: Ja çfarë ndodh në pallatin ku jeton

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 09:57
KQZ

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bledar Skënderi ka bërë mëngjesin e sotme një denoncim të rrallë dhe të çuditshëm, njëkohësisht në lidhje me atë çfarë ndodh në pallatin ku ai jeton.

Ka të bëjë pikërisht me ashensorët, ku funksionimi apo jo i tyre shpesh herë është bërë problem dhe rrezik për jetën e banorëve.

Bledar Skënderi ka postuar një fletëthirrje të banorëve të pallatit, ku siç duket ashensorët janë vetëm për ata që banojnë në një kat të caktuar dhe jo për pjesën tjetër.

Ai madje shton edhe nota ironi, kur thotë se ky ka qenë i vetmi problem që ata kishin në ndërtesën e ku jetojnë.

Reagimi

Me ne fund u zgjidh! Pas 3 muaj pune intensive u zgjidh problemi me i rendesishem I kesaj ministrie;administrimi I ashensorit!Jam plotesisht I bindur qe pas kesaj te tjera fitore na presin!

Urime Ministre!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat