Takimi i dy qeverive/ Rama: Kërcënimet e së shkuarës nuk mund të kërcënojnë të ardhmen

Shqipëria

Takimi i dy qeverive/ Rama: Kërcënimet e së shkuarës nuk mund të kërcënojnë të ardhmen

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:55
Zoran Zaev dhe Edi Rama

(E plotësuar) - Pak pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë bashkë me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

I pari që mori fjalën ishte i zoti i shtëpisë, kryeministri Rama, ku tregoi edhe njëherë disa marrëveshje që u firmosën mes dy qeverive. Ai tha se bashkëpunimi mes dy vendeve i jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes.

“Siç e keni ndjekur në mbledhje u fol edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe jemi shumë të inkurajuar. Ky është një gurë themeli për forcimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri. I jep fund një historie ku konfliktet e së shkuarës kërcënojnë që të na rikthehen në pengesa në rrugët e të ardhmes. E përgëzoj kryeministrin për kurajon që ka çuar para programin. Për inicimin e ligjit të gjuhëve në parlament dhe për mbajtjen e një zotimi madhor për gjuhen shqipe. Presim që ligji të kalojë dhe zbatimi të nisë një orë e më parë. Është një tjetër forcim i themeleve të Maqedonisë së të ardhmes. Jemi shumë të kënaqur për praninë tuaj këtu”, tha Rama.

Zoran Zaev në Pogradec për mbledhjen e përbashkët, Rama pritet me protesta

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është pritur me ceremoni zyrtare në Pogradec nga Kryeministri Edi Rama në orën 14:40. Zaev dhe kabineti i tij qeveritar do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët me qeverinë shqiptare.

Por, kryeministri Edi Rama, nuk ka qënë i qetë gjatë cereminisë pasi ai është pritur me protesta nga një grup të rishnj demokratë.  

Image
Zoran Zaev dhe Edi Rama
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat