Në seancën e sotme plenare ka pasur replika dhe “gallatë” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes së PS-së Elisa Spiropali.
Gjatë fjalës së saj Spiropali thumboi Berishën duke i thënë kërkoi të bëhej një Skëndërbe i dytë por doli si Saliu i fundit në histori.
Ndërsa Berisha i kujtoi fjalët e Spiropalit gjatë fushatës së xgjedhjeve të 25 qershorit, e cila quajti Ramën një Skënderbe të dytë të shqiptarëve.
Spiropali: Doktor je matur me hijen e Skënderbeut, por kur re kuptove se hyre në histori për tu bërë Skëndërbeu i dytë dhe dole si Saliu i fundit, aty filluan problemet.
Berisha: Dua ti kujtoj zonjës së viti i Skëndërbeut nuk nënkupton që ti vërë kones së vet, ta quajë Skënderbuçkon e vet. Me figurën e Skëndërbeut nuk mund të luajë askush.
Ruçi: E patolerushme të ofendosh një zonjë, kemi miratuar një rezolutë.
Berisha: Nuk është fare ofendim.