Partia Demokratike do të kundërshtoi marrëveshjen e detit, nëse qeveria vendos t’i jap 12 milje ujëra territoriale Greqisë, ashtu siç ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzais.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka ngritur shqetësimin për diskutimet që po zhvillohen me Greqinë për të ndryshuar kufinjtë territorialë. Burime pwr “Panorama” nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD sqarojnë se Berisha ka kërkuar që opozita të kërkoj shpjegime nga qeveria për këtë marrëveshje dhe të mos e mbështes atë nëse, pretendimet e ministrit grek Kotzias janë të vërteta.
Të njëjtat burime tw “Panorama” konfirmojnë se qëndrimi i Berishës ka marrë mbështetjen e pjesës tjetër të grupit parlamentar të PD, të cilët pritet t’i kërkojnë shpjegime ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit për negociatat që po zhvillohen me Greqinë.