Pas Xhikës, policia arreston dy ish drejtues të tjerë të lartë të ARRSH

Shqipëria

Pas Xhikës, policia arreston dy ish drejtues të tjerë të lartë të ARRSH

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 19:40
Ilustrim

Vala e arrestimeve ndaj ish drejtuesve të lartë të Autoritetit Rrugor shqiptar duket se nuk do të ndalojë me burgosjen e Dashamir Xhikës.

Mësohet se policia ka arrestuar këtë të dielë një tjetër drejtues të ARRSH-së, shtetasin Albens Alite si dhe Ish-drejtori i njësisë së menaxhimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qorduka.

Personat në fjalë kanë mbajtur poste të larta në ARRSH dhe vendimi për arrestimin e tyre vjen në një moment kur Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për ish drejtuesin Dashamir Xhika si dhe një sërë ish përfaqësuesish të institucionit.

Bëhet me dije se sërish, fletë-arrestet për dy ish drejtuesit Alite e Qorduka kanë të bëjnë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit për aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

Kujtojmë se ka qenë Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, i cili ka kallëzuar penalisht në fund të vitit të kaluar Dashamir Xhikën, Albens Aliten dhe Aksel Qordukën.

Kallëzimi penal i depozituar në Prokurori nga ana e Gjiknurit u bë ndaj shtetasve:
1.     Dashamir Xhika, ish Drejtor ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
2.     Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
3.     Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat