Nga sot, Shqipëria do të pushtohet nga ngricat dhe dëbora - Bota Sot
Nga sot, Shqipëria do të pushtohet nga ngricat dhe dëbora

Shqipëria

Nga sot, Shqipëria do të pushtohet nga ngricat dhe dëbora

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Paraditja mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit. 

Pasditja sjell shtim të reshjeve në vend duke bërë që shira mesatarë të bien në zonat Perëndimore ndërsa reshjet e dëborës deri në mbrëmje, do të përfshijnë të gjithë zonat malore të vendit.

Gjatë natës, vendi mbetet me reshje shiu në Perëndim- Jugperëndim, por pjesa më e madhe e Shqipërisë kalon në kushtet e ngricave dhe dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të theksuar në të dy ekstremumet termike ditore vlerat e të cilave variojnë nga –4°C në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det do të vijojë dallgëzimi 2 – 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat