Gazetarja ironizon Veliaj: Faturën e servisit të makinës kujt t’ia jap, shikoni pak këtë rrugë...

Shqipëria

Gazetarja ironizon Veliaj: Faturën e servisit të makinës kujt t’ia jap, shikoni pak këtë rrugë...

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 07:38
Ilustrim

Gazetarja Ina Qirjo përmes një komenti në rrjetet sociale i ka drejtuar një kërkesë Kryebashkiakut, Erjon Veliaj për rikonstruksionin e një rruge, pas ambasadës së SHBA në Tiranë.

Ndërsa i kujton se ka shkuar shpesh në këtë zonë për të kërkuar votën, gazetarja shprehet se ka frikë të shkojë në shtëpinë e saj, për shkak se rruga është tërësisht e shkatërruar.

“Kam frikë të vij në shtëpinë time s’do ta ekzagjeroja, sepse ajo pasuri e vetme që kam (makina ime) ka filluar të shkatërrohet si kjo rruga që shihni ju këtu.

T’ju bëj fajtor ju për këtë apo t’ju sjell faturën e servisit që sapo mora?! Shëtisni pak z.Veliaj se e keni shumë afër rrugën budi dhe madje ftojeni edhe drejtorin tuaj të rrugëve”, shkruan ndër të tjera gazetarja, duke e shoqëruar postimin me disa foto. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat