Rastet e shtuara të Fruthit, mjeku i njohur shpërthen i revoltuar: Quo Vadis Shqipëria ime

Shqipëria

Rastet e shtuara të Fruthit, mjeku i njohur shpërthen i revoltuar: Quo Vadis Shqipëria ime

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 13:20
Tritan Kalo

Një situatë e rënduar e Fruthit në Shqipëri ka sjellë reagimin e mjekut të njohur Tritan Kalo. Ai ka shpërthyer në akuza të rënda për mungesën e profesionalizmit në lidhje me të tilla situata.

Postimi i plotë:

Profesionalizëm që len për të dëshiruar….FRUTHI ka kohë që ka trokitur në dyert tona…Dy fotot e mëposhtëme i takojnë vitit 2016 dhe janë dy të rinj shqiptar me Fruth të infektuar në Londër dhe në Berlin…Njëri prej tyre i konfirmuar serologjikisht si në Spitalin Amerikan edhe në ISHP…Në hapsirën kohore mes këtyre dy fotove dhe “zhurmës së tanishme” për Fruthin kanë kaluar rreth dy vjet…

Ndërkohë në Europë dhe në vendet rreth nesh janë diagnostikuar me qindra dhe me mijra raste me Fruth, por AUTORITETET përgjegjëse NUK ndërmorën asnjë masë të rëndësishme dhe gjurmëlënëse si informuese po ashtu parandaluese, për këtë sëmundje jo të neglizhueshme edhe pse “Hanibale ante portam”, POR u mjaftuan me ndonjë dalje televizive dhe aq….Askush deri më sot nuk mundet të na japë shifra reale për situatën e imunizimit të popullatës sonë jo vetëm për Fruthin, sepse studime të tilla ose nuk bëhen ose edhe nëse behën (???), rezultatet e tyre NUK u bëhen të ditura profesionistëve kliniçistë, që meren me sëmundje të tilla për të shprehur mendimet e tyre dhe për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve…

IMPROVIZIMET e shumë-zhurmëshme të minutës së fundit, sjellin vetëm e vetëm zgjidhje afatshkurtëra dhe jo të qëndrueshme, për dukuri të tilla me impakt shumë të rëndësishëm në Shëndetin e Popullatës… NËSE në strukturat tona do të kemi të njejtët individë, të cilët flasin atë që veshët e drejtuesve tanë të çdo Qeverije duan të dëgjojnë, TË MOS HABITEMI aspak se epidemi të Fruthit dhe jo vetëm të tij do të kemi edhe në të ardhmen…BUROKRTATËT e mirëpaguar të OBSH/ËHO e shpallën me bujë vitin 2015 si vitin e zhdukjes së Fruthit në 5 (pesë) rajone të botës, dhe vitin 2030 si vit të çrrënjosjes së tij në të gjithë rruzullin toksor, POR sëmundjet infektive kanë ligjësitë e tyre dhe NUK i binden dëshirave utopike burokratike…

EDHE Presidenti i SHBA-së nuk mundet të ketë më shumë se dy mandate 4 vjeçarë, ndërsa te ne i kemi të “fosilizuar” në strukturat drejtuese të Shëndetësisë Publike, të njejtët individë prej dhjetra e dhjetra vitesh…

Një praktikë e tillë pune sjell vetëm e vetëm atrofizim, ngurtësim idesh dhe praktikash zhvillimore në këtë sektor jetik për vendin tonë…Kam eksperiencën time të përditëshme të hidhur profesionale me individë të tillë, POR edhe eksperiencën në dy epidemitë e mëdha të Kolerës më 1994 dhe të Poliomielitit në 1996 e të tjera pas tyre, ndaj edhe e ngre jo më kot këtë shqetsim …Quo vadis Shqipëria ime!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat