Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish-gjyqtares Fildes Hafizi ka bërë një lëvizje të papritur.
Teksa pritej finalizimi i procesit gjyqësor dhe dhënia e vendimit ndaj tij, Kasemi i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të dërgojë për interpretim në Kushtetuese, dispozitën ligjore që i heq atij të drejtën për gjykim të shkurtuar.
Por, nëse kërkesa e tij merret parasysh dhe ai fiton të drejtën për gjykim të shkurtuar, i shmanget burgimit maksimal.
Fadil Kasemi, ish-burri I gjyqtares së ndjerë, argumenton se akuzohet për tre vepra penale dhe se për dy prej tyre, ai ka të drejtë të gjykohet me kohë të shkurtuar kërkesë e cila është refuzuar nga gjykata.