Manjani ka një pyetje: Kush do përgjigjet për farsën politiko-policore të arrestimeve në Lezhë?! - Bota Sot
Manjani ka një pyetje: Kush do përgjigjet për farsën politiko-policore të arrestimeve në Lezhë?!

Shqipëria

Manjani ka një pyetje: Kush do përgjigjet për farsën politiko-policore të arrestimeve në Lezhë?!

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:43
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar arrestimin e zyrtarëve të baskisë në Lezhë, si një farsë e cila u shfry brenda 48 orëve. Reagimi vjen menjëherë pas vendimit të gjykatës në Lezhë, e cila i la sot të lirën gjithë të arrestuarit me burg, duke ndryshuar masën në ‘arrest shtëpie”.

Manjani shkruan gjithashtu se operacioni që u shit si sukses i madh dështoi, pasi policia nuk mund të hetojë në vend të Prokurorisë.

Postimi i plotë në Facebook i Ylli Manjanit:

“Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për shoë dhe terror politik!

Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi!

Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti!

Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit!

Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!

Por, unë dua të di:

-Ku është Prokuroria e Republikës?

– Kush po heton?

– A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?

-Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!

-Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?

– Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?

– Përse nuk sekuestrohen dokumentet zyrtarë?

Boll me show policësh!

Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test