Tritoli në ‘Benz’-in e zyrtarit në Shkodër, zbulohen detaje të reja. Ja pista e parë e hetimit

Shqipëria

Tritoli në ‘Benz’-in e zyrtarit në Shkodër, zbulohen detaje të reja. Ja pista e parë e hetimit

Më: 25 mars 2018 Në ora: 15:44
Benz

Detaje të reja janë mësuar rreth sasisë së lëndës plasëse të vendosur në orët e mëngjesit në një mjet në lagjen Perash në Shkodër. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në mjetin e shtetasit Admir Lishi. Ky i fundit zotëron mjetin tip Benz me targë AA 655 MK, mjet tek i cili në pjesën e prapme u vendos lënda plasëse duke i krijuar dëme. Nga sa mësohet Admir Lishi ka një detyrë të rëndësishme në policinë vendore të Shkodrës.

Ai është shefi ekonomik tek drejtoria e kufirit dhe është efektiv mbështetës në prapavijë. Ende nuk janë të qarta arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. Pista e parë dyshohet për shkak të detyrës.

Mendohet se mund të ketë qenë një sinjal ndaj 40 vjeçarit për shkak se sasia e vendosur e lëndës plasëse ka qenë aq e vogël sa nuk i ka shkaktuar dëme të mëdha. Megjithatë nuk përjashtohen edhe ndonjë pistë tjetër. Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë atë që ka ndodhur.

Shpërthimi me tritol i ‘Benz’-it në Shkodër, si e gjeti pronari

Nje makine tip Benz ka shperthyer gjate nates ne lagjen Perash te Shkodres. Dyshohet qe mjetit i eshte vendosur lende plasese.

Paraprakisht thuhet se ka vetem deme materiale, ne pjesen e pasme te mjetit.

Policia ka nisur hetimet per kete ngjarje.

Ka qene pronari i mjetit, Admir Lishi, shefi i financës në policinë Kufitare qe e ka gjetur ne mengjes makinen te demtuar dhe ka njoftuar policine.

Ai eshte marre ne pyetje ne komisariat, per te shpjeguar nese ka konflikte me ndokend. Ngjarja dyshohet e qellimshme.

Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat