Dhimbjen e saj e pa çdo shqiptar që ka akses në median sociale dhe pavarësisht se tashmë kanë kaluar javë, e reja duket se nuk ka ndërmend të harrojë të dashurin e saj Xhuljano Sollaku.
E reja nga Elbasani madje ka ndërruar foton e saj të profilit në rrjetin social, duke zëvendësuar veten me të dashurin e saj të vdekur.
20 vjeçari u vra disa javë më parë në një përplasje të armatosur me policinë e Fierit. I riu së bashku me 3 persona të tjerë kishin shkuar të vidhnin shtëpinë e një të moshuari, i cili pasi kuptoi rrezikun lajmëroi menjëherë policinë.
Përplasja me armë mes policisë e grabitësve rezultoi fatale për 20 vjeçarin.